Barcelona kërkon të përforcojë edhe më shumë mesfushën, duke synuar kështu që të sigurojë shërbimet e Isco Alarcon. Ai është një objektiv i katalanësve prej shumë kohësh pasi shihet si zëvendësuesi ideal i Andres Iniesta-s.
Duke parë tratativat e Barcelonës, klubi madrilen nuk do të rrijë duarkryq por planifikon një hakmarrje. Real Madrid kërkon të nënshkruajë me Neymar duke hapur një luftë në distancë më klubin nga Katalonja.
Kalimi i Isco-s në Barcelonë duket një transferim i vështirë për këtë arsye zyrtarët e Barcelonës kanë përgatitur një strategji. Plani është që të gjendet një klub “urë” për 25-vjeçarin në mënyrë që të transferohet tek Barça pas dy sezonesh. Spanjolli nuk po kalon një situatë të mirë tek klubi madrilen për shkak se ai ka humbur peshën që kishte në ekip dhe Barcelona kërkon të përfitojë nga kjo situatë.