Barcelona mposht 5-2 Real Sociedadin në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit.
Në sfidën e parë në transfertë, katalanasit kishin fituar 1-0, ndërsa përballja e sotme dukej më shumë një formalitet në “Kamp Nou”.Golin e parë për vendasit e shënoi Denis Suarez, në minutën e 17-të, pas pasimit të marrë nga Luis Suarez.
Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Neymar u pengua në zonë nga Inigo Martinez, dhe gjyqtari akordoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Lionel Messi. Pak minuta më vonë, Martinez e shleu gabimin duke “ndërtuar” golin e parë të Sociedad shënuar nga Juanmi. Në minutën e 63-të, Luis Suarez i çoi shifrat në 3-1, pasi Messi i dha një pasim që depërtoi të gjithë mbrojtjen kundërshtare. Ndeshja shkoi 3-2 kur Aritz Elustondo dha krosin e duhur për Willian Jose. Megjithatë shifrat përfundimtare u vulosën në 5-2, pasi shënoi Arda Turan dhe me golin e dytë personal të Denis Suarez.
Barcelona qe e kualifikuara e katërt në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, pas Alavesit, Selta Vigos dhe Atletikos së Madridit.