Barcelona ka mundur 5-0 Sevilla-n dhe ka fituar Kupën e Mbretit për herën e katërt radhazi, një arritje që nuk realizohej që nga vitet 1930-të, me Bilbao-n që ka qenë skuadra e fundit që e ka bërë një gjë të tillë. Ajo e luajtur mbrëmjen e sotme në “Wanda Metropolitano” ka qenë një ndeshje perfekte për katalanasit, të cilët do ta mbyllin sezonin me një “dopietë”, kampionat dhe kupë.
Fitorja e barcelonës i ka dhënë dhe një tjetër arritje në karrierë argjentinasit të talentuar Lionel Messit.
30 Vjeçari me golin e dytë të shënuar ka arritur të thyej rekordin e Zarras duke u cilësuar si lojtari që ka shënuar më së shumti në finalet e Copa del Rey.