INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barcelona në ankth, Messi në spital

Barcelona në ankth, Messi në spital

Publikuar më: 11:10 09-02-2016

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni gjatë ditës së sotme, por këtë herë jo në lidhje me ndonjë dëmtim të mundshëm, por për të shmangur problemet me veshkat që e kanë shqetësuar jo pak argjentinasin gjatë muajve të fundit.

Mediat spanjolle shkruajnë se lojtari, me leje të klubit, ka marrë dy ditë pushim, për t’ju nënshtruar kontrolleve, të cilat përcaktuan se ai ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, pasi është diagnostikuar me gurë në veshka.

Megjithatë, ndërhyrje mendohet të jetë e lehtë dhe argjentinasit mund të kthehet në stërvitjeje klubin që ditën e enjte, duke munguar vetëm në transfertën e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku Barcelona do të luajë ndaj Valencias. Një ndeshje kjo e vendosur që në takimin e parë, pasi ekipi i Luis Enrique-s fitoi bindshëm, 7-0.

Problemet me gurët në veshka nuk janë risi për Leo Messin pasi ishin pikërisht këto të fundit shkaku që argjentinasi humbi sfidën gjysmëfinale të Botërorit të klubeve ndaj kinezëve të Guangzhou Evergrande.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834