INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barcelona ofron 160 milionë euro për Dybalan, vjen vendimi nga Juventus

Barcelona ofron 160 milionë euro për Dybalan, vjen vendimi nga Juventus

Publikuar më: 10:37 31-08-2017

Juventusi refuzon një megaofertë të Barcelonës për Paulo Dybalan vetëm një ditë para skadimit të afatit të merkartos verore. Sipas Corriere Dello Sport klubi katalan ka vënë në dispozicion të bardhezinjtë plot 160 milionë euro, por drejtuesit e kampionëve të Italisë ka kthyer përgjigje negative, me Dybalan që do të mbetet i Juventusit të paktën edhe për një sezon. Blaugranat të dëshpëruar nga humbja e Neymar, që u ble nga Paris Saint Germmainn për shumën rekord të 222 milionë eurove, këmbëngulën për talentin argjentinas, që vlerësohet shumë edhe nga Lionel Messi, por bardhezinjtë rezistuan deri në fund për të mos e humbur 23-vjecarin. Mediat italiane mësojnë se presidenti i Barcelonës i ka telefonuar personalisht homogolut të të tij të Juentusit, Andrea Agnelli, por as kjo përcapje nuk pari rezultat. Drejtuesit juventunë pavarësisht shumës stratasferike të ofruar nga Barca, nuk kanë hezituar në asnjë moment për t’i përgjigjur negativisht, për faktin se Dybala konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të projektit bardhezi, për të sotmen dhe të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281