INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Barcelona, përfundon pezullimi në merkato nga FIFA

Publikuar më: 15:23 04-01-2016

Dënimi i Barcelonës nga FIFA tashme ka përfunduar dhe katalanasit do t’i regjistrojnë lojtarët e transferuar gjatë afatit kohës kur ishin të dënuar, në mesin e tyre edhe dyshja Arda Turan e Aleix Vidal.


Pritjes së gjatë për lojtarët, Aleix Vidal e Arda Turan, i erdhi fundi. Barcelona i ka zbuluar numrat të cilët do mbajnë Arda Turan dhe Aleix Vidal.Turan do mbajë numrin 7 në fanellën e tij, ndërsa Vidal numrin 22, ata do të jenë të gatshëm të bëjnë debutimin zyrtar që nga ndeshja e ardhshme që do të jetë në Copa Del Rey ndaj Espanyolit.


Ndërsa, koreani Seungwoo Lee, duhet të pres edhe dy ditë për t’i mbushur 18 vjet, në mënyrë që të regjistrohet edhe ai.


Barcelona ka regjistruar lojtarët gjatë ditës së hënë të cilët llogariten si transferimet më të reje të katalanasve dhe pritet ta forcojnë edhe më shumë Barcelonën e Enriques që synojnë ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar ku fituan pesë trofe.

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479