E papritura ndodhi! Ekipi pretendent për të fituar këtë sezon të Uefa Champions League, Barcelona, është një këmbë jashtë çerekfinaleve, pas më shumë se një dekade. Ekipi katalanas u mposht me rezultatin 4-0 nga PSG, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje perfekte, ndaj ekipit të Luis Enrique.
Angel Di Maria shënoi dy herë në portën e Barcelonës, ku i pari erdhi në minutën e 18-të pas një goditje dënimi. Përpara pushimit të pjesës së parë, blerja e dimrit, Draxler dyfishoi shifrat duke krijuar një rezultat sigurie për vendasit. Në minutën e 55-të, Di Maria tundi përsëri rrjetën, dhe për ta bërë më të bukur këtë festë, mendoni Edinson Cavani, i cili shënoi golin e 4-ërt, për një 4-0 që vështirë të përmbyset.
Fitore arriti dhe skuadra tjetër vendase e mbrëmjes së të martës në Champions, Benfica që mundi 1-0 Borusian e Dortmundit me një gol të Mitroglu, ndërsa verdhezinjtë humbën dhe një 11-metërsh me Aubameyang.