Ernesto Valverde i thotë po, ofertës së Barcelonës. Trajneri i Atletico Bilbaos ka pranuar që ta zëvendësojë Luis Enriquen në Barcelonë, në stinorin e ardhshëm.
Sipas të përditshmes baske, El Correo, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu veçse e ka informuar skuadrën për vendimin e klubit që ta vë në krye të detyrës 53 vjeçarin që kishte luajtur për Barçën nga viti 1988 deri më 1990.
Marrëveshja thuhet se është mbyllur praktikisht dhe tani vetëm pritet printimi i një kontrate dy vjeçare për spanjollin.