INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bardhi: Rama përpiqet të ndalojë protestën

Bardhi: Rama përpiqet të ndalojë protestën

Publikuar më: 15:38 13-02-2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi doli sërish në një deklaratë për mediat lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e shtunë. Ai tha se kryeministri Edi Rama, me bllokimin e autostradës Tiranë Durrës dhe Tiranë –Kamëz nuk do bllokojë protestën e 16 shkurtit. “Edi Rama, kryeministri më i vetmuar në Europë po bën çdo përpjekje për të ndalur protestën e 16 shkurtit. Edi Rama mendon se duke bllokuar rrugën Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Kamëz mund të ndalojë gjysmën e qytetarëve për të protestuar kundër tij. Qytetarët duhet të ishin njoftuar disa ditë më parë si raste të tjera. Po paralajmërojmë që tani çdo makineri ndërtimi të mos bëjë asnjë veprim për të penguar lëvizjen. Edi Rama do jetë i vetmi që do mbajë përgjegjësi. Makinacionet qesharake dhe mjerane nuk do ndalin dot këtë sistem të mallkuar nga krimi dhe korrupsioni”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771