INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bare: “Të heqim dorë nga politikat konfliktuale, të ndryshojmë modelet e vjetra”

Bare: “Të heqim dorë nga politikat konfliktuale, të ndryshojmë modelet e vjetra”

Publikuar më: 10:14 09-09-2017

Seanca e parë e legjislaturës së IX parlamentare u drejtua nga deputeti socialist, Besnik Bare. Gjatë fjalës së tij Bare apeloi për heqjen dorë nga politikat konfliktuale dhe për kthyerjen e vëmendjes drejt zgjidhjes së interesave të popullit.
“I uroj këtij parlamenti të ndryshojë dhe të krijojë besimin dhe shpresën në popull se interesat e vendit janë mbi gjithçka, interesat e vendit e politikat partiake dhe kjo duhet të materializohet jo vetëm me inflacion fjalësh por me vepra.
Për fat të keq jo rallë politika konfliktuale brenda klasës politike është reflektuar dhe në popull ndaj uroj që në Shqipëri të ecim përpara e të ndryshojmë modelet e vjetra, jo më me konflikt por duke ndërtuar modele të reja, të dobishme dhe duke i bërë ata të mëparshmit të padobishëm.
Uroj që parlamenti të kthehet në vlerë reale komunikimi të etikës, dhe zgjidhjes së interesave të popullit nga pikëpamja ligjore”
Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit u mblodh sot në orën 10:00 ku u zhvillua edhe seanca e parë. Seanca e dytë do të zhvillohet në orën 18:00 ku pritet që të mbahet votimi për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775