Një sasi prej 1200 kg droge e llojit marijuanë është kapur në një gomome në Portin e Barit, sasi droge që kapte vlerën e 12 milion eurove.
Rojet bregdetare pikasën një gomone që udhëtonte me shpejtësi në brigjet detare të Pulias dhe më pas i janë vënë pas. Trafikantët, emrat e të cilëve nuk dihen, menjëherë nxituan të braktisin mjetin lundrues dhe ia dolën të zhduken pa lënë gjurmë.
Gomonia e cila është konfiskuar, ishte 10 metra e gjatë pajisur dy motorë të fuqishëm me nga 350 kuaj fuqi secili.