Ditën e djeshme, CNN grek, bëri me dijë, se brenda 48 orëve, do të mbërrimte në Tiranë, urdhër arresti, i lëshuar nga autoritetet greke për Klemend Balilin, i cili akuzohet nga ata për trafik droge. Burimet policore kanë njoftuar se ky urdhër arresti ndërkombëtar, ka mbërritur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, në Tiranë dhe i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme. Kelmend Balili tashmë është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe kjo do të thotë se që nga ky moment ai është në kërkim dhe sapo të identifikohet do të arrestohet.
Ndërkohë, prej 1 jave Balili ndodhet në arrati. Policia e Sarandës nuk mundi ta shoqëronte atë në komisariat ku do të merrej në pyetje për akuzat e autoriteteve greke, pasi Balili nuk u gjet në asnjë prej banesave të tij në Sarandë dhe Delvinë