INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barra financiare. Pse paguajmë 2 herë matësat e ujit?

Barra financiare. Pse paguajmë 2 herë matësat e ujit?

Publikuar më: 16:27 31-01-2018

Ujësjellës-kanalizimet në mbarë vendin kanë nisur pajisjen me matës të të gjithë konsumatorëve familjarë dhe ato të bizneseve. Nisma po shoqërohet edhe kundërshtinë e qytetarëve qe po ju ndërrohen matëset. Ata kanë qenë të pajisur më herët me aparatet, dhe tani po përballen me kosto për herë të dytë.
Por cila është arsyeja që po ndryshohen matësat të cilët janë vendosur gjatë viteve të fundit? Ujësjellës kanalizimet lajmërojnë se ndërrimet e matësave bëhen për shkak se matësat e disa konsumatorëve familjarë janë të pakolauduar, dhe si të tillë ata duhet të ndryshohen. Matësat e pakolauduar në fakt nuk shënojnë sasinë reale të konsumimit të ujit, ndaj dhe ndryshimi i tyre është domosdoshmëri.
Komentet e qytetarëve:
“Ore të tërë pa matës kanë qenë se unë e kam sahatin pse duhet ta vë të ri, janë në rregull këta apo jo”.
Ujësjellës kanalizime argumentojnë se matësat janë pronë e qytetarëve, dhe si e tillë ato duhet të paguhen nga konsumatorët familjarë apo ata të bizneseve. Në mbarë vendin përgjatë 2 muajve të fushatës sensibilizuese për legalizimin e konsumatorëve të ujit janë instaluar më shumë se 26 mijë matës ndërsa janë hapur 9 mijë kontrata e reja. Për konsumatorët familjarë, qeveria shtyu me një muaj mundësinë për tu pajisur me matës pa masa ndëshkimore. Pas kësaj periudhë të gjithë ata që nuk janë pajisur me matës do tu ndërpritet ujë ndërsa për ata që do të kapen me lidhje të paligjshme do të ndiqen penalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221