Në orën 08.00 të mëngjesit në selinë e Partisë Demokratike kanë mbërritur dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët janë pritur nga kreu i selisë blu Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur për rreth 60 minuta, e në fund të takimit dy eurodeputetët nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat. Ka qënë kreu i demokatëve i cili zbardhi temat e këtij takimi.
Lulzim Basha:
“Problemi nuk janë ligjet, por zbatimi. Kjo qeveri ka dëshmuar se nuk është e aftë dhe nuk ka vullnet, dhe se është në shtrat me krimin e organizuar. Zbatimi i ligjit është problemi, shteti ligjor i nëpërkëmbur për interesat e oligarkisë. Prandaj kam kërkuar që ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë thirrje për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, reformën zgjedhore dhe reformë në drejtësi që nuk mbron Shullazin e Koçon”.