INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: 8 marsi jo festë, protestë [VIDEO]

Publikuar më: 14:54 08-03-2017

Lulzim Basha:

“Sot është koha për protestë”.
Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në çadrën e lirisë, në ditën e 18 të protestës së opozitën, e cila përkon me 8 marsin. Por idea se 8 marsi është festë, për kryedemokratin i ka rrënjët diku tjetër.
Lulzim Basha:
‘Breza të tërë shqiptarësh u rritën me gënjeshtrën komuniste se 8 Marsi është festa e grave, në fakt 8 Marsi nuk është ditë feste në asnjë vend të botës”.
Basha hodhi akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij ka nëpërkëmbur të drejtat e grave gjatë 4 viteve të drejtimit ët evndit.
Lulzim Basha:
“Ky është modeli i hipokrizisë dhe pafytyrësisë që nga njëra anë flet për të drejtat e grave dhe nga ana tjetër promopvon dhunuesit”.
Ndërkohë gjatë takimit me misionin e OSBE-ODIHR, kryedemokrati Basha ka ngritur alarmin se zgjedhjet janë në rrezik, e sipas tij vetëm një qeveri teknike siguron votë të lirë të qytetarëve shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0024459362030029