INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Akt mafioz! Nëse i preket një fije floku gazetares, Rama do mbajë përgjegjësi

Basha: Akt mafioz! Nëse i preket një fije floku gazetares, Rama do mbajë përgjegjësi

Publikuar më: 14:02 30-08-2018

Në një dalje për mediat Lulzim Basha ka reaguar për sulmin me armë mbi banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala.

Në fjalën e tij kreu i selisë blu foli me emra konkret, si lidhja e qeverisë me bandën e Shullazit.

Kryedemokrati lëshoi dhe një paralajmërim të fort për Ramën se nëse i preket një fije floku i gazetares apo çdo opozitari, do mbajë përgjegjësi të plotë.

"Në vendin tonë sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetar që zbulon lidhjet e mafies me pushtetin është sulmuar me armë. Familja e gazetares u sulmua sot herët në mëngjes, plumbat kanë goditur dhomat ku flenë vajzat në shtëpinë e gjyshes së tyre. Mesazhi është i qartë; kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë. Shpreh mbështetjen time për gazetaren dhe cdo gazetar të pa blerë nga kjo qeveri, që bashkëqeveris me krimin. Kemi një rrugë për të fituar betejën ‘duhet që të përballemi’. Sa herë media hesht krimi triumfon. Ia kemi dalë ti largojmë nga parlamenti dhe disa bashki disa dhjetra kriminelë, por fitorja nuk është akoma në anën e qeverisë. Sulmi me armë ndaj gazetares, që së fundmi denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit Çyrbja me bandën e Shullazit, janë tregues se me Ramën krimi ndihet i paprekshëm. sot kam edhe një mesazh për Ramën, do të mbash ti përgjegjësi nëse gazetares, familjes apo cdo opozitari i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat. Sa kohë Rama është i lidhur mr krimin, Shqipëria do të jetë në mëshirën e bandave" shprehet Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121