INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuza Edi Ramës dhe klientëve të tij biznesmenë për…

Basha akuza Edi Ramës dhe klientëve të tij biznesmenë për…

Publikuar më: 08:46 27-07-2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha, varfërimin e shqiptarëve e gjenë tek politikat e qeverisë së Edi Ramës. Ai thotë se Edi Rama bashkë me një grusht klientësh të tij po grabisin çdo pasuri publike. “Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë, papunësisë, mungesës së mundësive”, tha Basha sot nga Delvina.

Në takimin me demokratët e Delvinës, Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.
“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vilulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.
'30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm', tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

 

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021