INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuza kryebashkiakut të Durrësit: Duhej të ishte në qeli

Basha akuza kryebashkiakut të Durrësit: Duhej të ishte në qeli

Publikuar më: 13:53 21-07-2018

Gjatë një takimi me qytetarët e Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike ka sulmuar sërish kreun e bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dakon.

Sipas kryedemokratit,vendosja nga Vangjush Dako e Bashkisë së Durrësit në funksion të bandave, duke u dhënë atyre miliona euro të punëve publike në këmbim të ruajtjes së pushtetit ishte shqetësimi kryesor i ngritur nga qytetarët e Durrësit në takimin që pati me ta.

Siç njofton zyra e shtypit e PD, kreu i opozitës u tha banorëve se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie mafioze të krimit dhe korrupsionit, arsyet kryesore të shkatërrimit të zgjedhjeve te lira.

“Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli.”- u shpreh Basha.

Takimi i Bashës me qytetarët e Durrësit përkoi me dy vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila, siç vuri në dukje Basha, është një reformë e shkatërruar në themel.
Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetem si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, përsa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998