Kreu i opozitës nga çadra e lirisë Basha ka ashpërsuar gjuhën sot për diplomatët e huaj në vendin tonë duke ngritur akuza të forta. Ai nuk ka thënë emra, por ka përmendur faktin se ata do të gjykohen nga organet ndërkombëtare, pasi kanë marrë rryshfet nga qeveria Rama që vettingu i ti shërbejë mafjozëve.
“Republika e re do bëjë drejtësinë me formulën e ndërkombëve Nulan-Hahn e jo me atë të Ramës dhe Tahirit e një ndërkombëtari të korruptuar që shumë shpejt do gjykohet nga organet ndërkombëtare,” tha Basha.
Kreu i PD Basha pas një analizë për krimin, drogën dhe ekonominë në vend shkoi dhe më tej duke kërkuar dhe arrestimin e Ramës.
Ndërsa deklaratat e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan të një dite më parë që thanë se Shqipëria s’është si Maqedonia që të ngrihet qeveri teknike dhe se palët politike duhet të zgjidhin ngërcin, Basha i komentoi duke theksuar se ne jemi më keq, pasi krimi dhe droga janë në nivele alarmante.
Ndiqni kronikën e IN News…