INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuza të forta qeverisë: Rama e Tahiri kanë krijuar bandë për blerjen e votës

Basha akuza të forta qeverisë: Rama e Tahiri kanë krijuar bandë për blerjen e votës

Publikuar më: 18:16 01-02-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lëshoi akuza të forta kundër kreut të qeverisë Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke deklaruar se ata kanë krijuar nëj bandë kriminale për të blerë votat në zgjedhje. “Zgjedhjet e lira janë fundi dhe do të jenë fundi i konçesioneve milarda. Me qëllim që të asgjesojnë zgjedhjet, janë bërë gati të përdorin kriminelët, administratën, dhe mediat. Ky është skenari i blerjes së votës që do të shkatërrojë të ardhmen e vendit. Këtë skenar e kanë denoncuar vet anëtarët e qeverisë. Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë krijuar qark më qark një rrjet kriminal, nga ish-të dënuar kriminel, narkotrafikant, dhe bandit të hurit e të litarit që kanë për detyrë të blejnë votat.”-u shpreh Basha. Sipas tij opozita disponon listën e tyre emër për emër. “Opozita i disponon me emër e mbiemër bandën e zonës. Rama ka shpërndarë këto skuadrone, dhe po bëhet gati ti nxjerrë në zgjedhje”-tha kreu i opozitës gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së. Sipas tij , Rilindja ka si qëllim dhe do ta mbajë më çdo kusht të pandryshuar situatën aktuale të krimeve dhe drogës. “Gjendja e Shqipërisë është pa shpresë, mesazhet qe kam marrë nga SHBA dhe BE e kanë konfirmuar dhe dalja nga gjendja është e qartë, me zgjedhje të lira e të ndershme, përmes luftës së krimit të organizuar, luftës kundër drogës, e padyshim nëpërmjet zbatimit të reformës në drejtësi. Zgjedhjet e lira e të ndershme kusht i patjetërsueshëm. Rilindja ka si qëllim që të ruaj me çdo kusht gjendjen aktuale, sepse kjo gjendje u leverdisë. Pushteti ka siguruar miliarda nëpërmes drogës, dëshmia e Manjanit dëshmoi korrupsionin. Ata duan që të ruajnë pasurinë, të mbjellin me tepër, të fitojnë nga konçesionit”-deklaroi Basha. Kjo sipas kreut të demokratëve bëhet me qëllimin e vetëm për të blerë votën duke shfrytëzuar paratë e korrupsion dhe të drogës. “Droga prodhon para, por prodhon edhe para për blerjen e votës. Miliardat e konçesionit për të blerë votat. Janë bërë gati për lukuninë e zgjedhjeve. Pazare, për zgjedhjet. Skenari, ta mbajnë pushtetin siç është. Ky është skenari, kjo është e vërteta. Kjo qeveri nuk do zgjedhje të lira e të ndershme”-u shpreh Lulzim Basha. Ai u bëri thirrje partive politike dhe qytetarëve që të bëhen bashkë për të shmangur këtë skenar të Rilindjes. 

“Vetëm qytetarët mund ta shmangin këtë skenar. Për të zgjuar qytetarët, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk janë çështje partiake, por interesa kombëtare. Sot është moment që Shqipëria të ndahet nga krimi. Rruga e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Demokratët dhe opozita të vendosur për të mbrojtur zgjedhjet. Ftoj partitë e  çdo krahu dhe qytetarët për të mbrojtur votën”-përfundoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779