Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdonë të bëjë akuza të rënda ndaj kryeminstrit Edi Rama.
Nga çadra e lirisë ai deklaroi se gazetarë nga SHBA-ja kanë lajmëruar se janë shumë pranë zbulimit të megaskandalit me importin e plehrave që do të ndodhë në Shqipëri.
“Mbrëmë natën vonë, gazetarë nga SHBA thanë se janë shumë pranë zbulimit të skandalit të plehrave që do ndodhin në Shqipëri.
Nëse është ashtu si thanë, ky që qëndron në godinën e kryeministrisë do t’i shpjegojë shqiptarëve pse i hapi derën tonëve plehrave, që do helmojë shqiptarët dhe fëmijët e tyre.
Rama jo vetëm i drogoi shqiptarët, por edhe po i helmon ata".
Basha u bëri thirrje dhe popullit duke thënë "Unë do i bëj thirrje popullit të të trajtojë sic trajtohen ata që bëjnë gjenocid ndaj qytetarëve të vet. Mos u fshih ndaj atyre që shkarkon".