INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuzoi deputetin e PS si “shërbëtor të Shullazit”, ai kundërpërgjigjet:

Basha akuzoi deputetin e PS si “shërbëtor të Shullazit”, ai kundërpërgjigjet: "I nderuar zoti 21 janari..."

Publikuar më: 18:22 18-07-2017

Deputeti i Durrësit nuk ka vonuar përgjigjen e tij ndaj krydemokratit Basha.

Gjithçka filloi nga një akuzë e Bashës, i cili e konsideroi deputetin socialist Jurgis Çyrbja si shërbëtor të Emiljano Shullazit, pasi deputeti dëshmoi në gjyqin e këtij të fundit. Çyrbja ka deklaruar për BalkanËeb se Shullazi dhe njerëzit e tij mbrojtën votat e Lulzim Bashës në Farkë. Ja deklarata e tij e plotë:

“I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostradës Rrëshen-Morinë. Unë jam marrë si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një cështje që ka të bëjë me një pronë, e cila është marrë forcërisht nga disa individë, të cilët sot ndiqen penalisht. Në dëshminë time në asnjë moment nuk është mbrojtur askush, përvec deklarimit të së vërtetës. Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njëriu bën gjithcka, por unë nuk jam adresa se ku mund të hedhesh dëshpërimin tënd. I mbytur nga dështimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës. Jo zotëri, se sot për ata qe ti po flet dikur i kishe në krahun tënd dhe të mbronin votat në Farkë e gjetkë që ju zotëri dështimi i dini shumë mire! Ti nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim sepse vetë je i zhytur i tëri në llum”.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229