INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuzon në dy fronte: Rama dhe Meta nuk mbajtën asnjë premtim, të gjitha i kanë mashtrime

Basha akuzon në dy fronte: Rama dhe Meta nuk mbajtën asnjë premtim, të gjitha i kanë mashtrime

Publikuar më: 19:52 15-06-2017

Pas kthimit nga Amerika ku u takua edhe me presidentin Trump, kreu i PD-së Basha ka vijuar intensivisht takimet elektorale. Takimi i rradhës ishte me qytetarët në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit.  Në fjalën e tij Basha nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish- kreut të LSI, Ilir Meta. Basha tha se ata nuk mbajtën asnjë premtim dhe të gjitha i kanë mashtrime. “Rama flet për reformë shtetërore, por kush e pengoi Edi Ramën të mos rriste çmimin e naftës dhe të investonte tek fëmijët tanë? E pengoi vetja e tij se kohën e kishte. Shqipëria i njeh mirë atë dhe aleatin e tij, Ilir Metën. Ata nuk mbajtën asnjë premtim dhe të gjitha i kanë mashtrime. Sa herë e kam ftuar në debat, po pse nuk vjen? Nuk vjen se nuk ka çfarë t’u thotë shqiptarëve se premtoi 300 vende pune, por nuk i arriti”- tha Basha.

Basha bëri thirrje për bashkim në mënyrë që të largohet sipas tij e keqja.

“Të bashkohemi sepse në 25 qershor do ndalim këtë të keqe. Me programin ekonomik do krijohet punësim. Shqipëria do ketë një nga TVSH më të ulëta në botë”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266