INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuzon Ramën: Ligji për Teatrin, akt i paprecedent

Basha akuzon Ramën: Ligji për Teatrin, akt i paprecedent

Publikuar më: 09:54 20-09-2018

Opozita ka zgjedhur që të mos jetë e pranishme në seancën ku pritet të miratohet Ligji për Teatrin. PD dhe aleatët janë mbledhur në Vlorë nga ku e konsideruan si të paprecedent ligjin për Teatrin e ri. Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se mazhoranca u kap në akt vjedhje me ligjin e Teatrit.
“Ndërsa ne jemi mbledhur në këtë sallë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një mazhorancë e korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë 300 vjeçare të Europës. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit special Rama-Fusha për grabitjen e pronës publike dhe Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milion eurosh. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që se kupton më që Edi Rama është hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cilit është të mbahet pas karriges për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit publike të shqiptarëve”-tha ndër të tjera Lulzim Basha.
Basha u shpreh se vendi është në emergjencë kombëtare. “Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë”- deklaroi ai ndërsa shtoi se krimi po sundon qytetin e Vlorës.
Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi u shfaqën në krah, të kreut të opozitës Lulzim Basha,gjatë mbledhjes të zhvilluar në Vlorë. Kjo është tryeza e katërt e që opozita po organizon në pak kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008