Lulzim Basha nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ka akuzuar Ramën se ai i sulmon gjithnjë denoncuesit e krimit.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit Basha ka postuar një video ku tregon disa nga rastet, ku Rama ka dalë kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Në video përmenden Dritan Zagani i cili zbuloi krimin e Saimir Tahirit, si dhe Emiliano Nuhu i cili sipas Bashës ka zbuluar krimin e Taulant Ballësh dhe deputetit të PS Rrahman Rraja.