INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuzon rëndë Ramën, shikoni se çfarë i thotë

Basha akuzon rëndë Ramën, shikoni se çfarë i thotë

Publikuar më: 13:10 16-09-2017

Lideri i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra pas fjalës që kryeministri Rama mbajti në takimin me gjeneralët e NATO-s, mbledhur në vendin tonë.

 

Sipas Bashës Rama u bë qesharak. Kjo është deklarata ë Bashës kundrejt Ramës:
Përpara se t’u japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se ç'duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria, Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit”, ka vijuar Basha.

Për kreun e partisë më të madhe të opozitës, është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275