INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha apel mesazh Ramës: Kujdes do kesh fundin e diktatorit

Basha apel mesazh Ramës: Kujdes do kesh fundin e diktatorit

Publikuar më: 14:31 15-05-2017

Ndërsa në Tiranë ka mbërritur negociatori i radhës nga SHBA, në fjalën e tij përballë protestuesve në çadrën e lirisë Lulzim Basha duket i vendosur për ta çuar deri në fund kauzën e tij. Ndaj kryedemokrati i lëshoi këtë thirrje kundërshtarit të tij politik.

Lulzim Basha:
“E dëgjuat si tha? Parlamenti më mirë pa opozitën ishte në komunizëm. Thirri mendjes për ëndërrat diktatoriale që ke se përndryshe të vjen fundi i diktatorit”,
Por nëse kjo nuk ndodh kreu i opozitës lëshoj këtë paralajmërim në ditën e 87 të protestës së opozitës.
Lulzim Basha:
“Kemi qenë të duruar por sot jemi më të paduruar, ose zgjedhje të lira të lira e të ndershmë ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625