E pyetur se kë do të dëshironte të shihte si kryeministër të Shqipërisë, midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, nënëkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, megjithëse nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, ka dhënë nga një vlerësim për të dy krerët e partive rivale.
Bashën, Kryemadhi e ka quajtur “të lehtë”, ndërsa për Ramën ka thënë se të paktën ndonjëherë “edhe zihesh edhe përplasesh”.
“Bashën se besoj fare se është shumë i lehtë, ndërsa me Ramën edhe zihesh edhe përplasesh pavarësisht se unë se besoj fare. Janë shumë të ngjashëm. Ilir Meta thotë që njëri është i lidhur me krimin dhe tjetri nuk është i lidhur me krimin”, tha Kryemadhi në studion e emisionit “Përballë” në RTSH.