INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha asnjë hap pas. Marrëveshja e 17 majit e ka bindur se s’mund të dialogojë me Ramën

Basha asnjë hap pas. Marrëveshja e 17 majit e ka bindur se s’mund të dialogojë me Ramën

Publikuar më: 13:23 06-03-2019

Thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar, por edhe të ndërkombëtarëve, nuk e bindin Lulzim Bashën të bëjë një hap pas. Ai është i bindur që kriza politike zgjidhet edhe pa bërë dialog me kryeministrin Rama dhe si argumentin më të të fortë ai përmend marrëveshjen e realizuar mes tyre më 17 maj të 2017-ës.

“Dialogu mes meje dhe Edi Ramës provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë në mënyrën si u keqpërdorë nga një njeri që hiqet si kryetari i PS por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë”, tha Basha. 
Rruga e vetme, nga e cila mund të vijë zgjidhja, sipas Bashës është kjo: “Të dëgjoj popullin dhe t'i hap rrugë zgjidhjes politike, t'i zgjidh duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes 339 dhe dosjes 184. Zgjiedhja kur të gjitha pushtet janë të kapura mbetet në dorë të popullit”.
Basha flet për synime që nuk kanë të bëjnë vetëm me largimin të Edi Ramës nga qeveria. “Qëllimi nuk është thjeshtë largimi i Ramës por është shembja e sistemit që ai ka ngritur, një sistem që e ka larguar parlamentin dhe qeverinë nga njerëzit e thjeshtë dhe e ka kthyer Parlamentin dhe qeverinë në një vegël në duar të krimit të organizuar”, u shpreh kreu i PD. 

Këtë prononcim për mediat Basha e dha pas një takimi që ai zhvilloi në selinë blu me zv/ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Leyla Moses-Ones.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055