Migjen Basha pas humbjes ndaj Italisë, për Supersport u shpreh: “Vuajtëm më shumë në pjesën e dytë se në të parën, sepse në fillim kishim ne më shumë shanse se Italia. E patëm më të vështirë pasi pësuam gol. Italia ka shumë kualitet. Për sa i përket penalltisë që shkaktova, mendoj se kam faj, pasi ai më mori kohën. Nuk ishte detyra ime për ta mbuluar Belotin, por lëvizja e tij, bëri që unë të isha në pozicionin pranë tij. Beloti u tregua më i zgjuar se unë”, tha Basha.