INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha bën deklaratën e fortë: Cakaj ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për informacionin e klasifikuar

Basha bën deklaratën e fortë: Cakaj ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për informacionin e klasifikuar

Publikuar më: 22:24 10-01-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse ka të drejtë Presidenti i Republikës për t’u shndërruar në aktor kyç në ndërtimin e qeverisë, është shprehur se kjo është një çështje që i përket Gjykatës Kushtetuese dhe kushdo që i përgjigjet kësaj pyetje, veçse spekulon.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në Opinion se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lënien pa çertifikatë sigurie të Gent Cakës si zv.ministër i Jashtëm. Basha thotë se është e papranueshme që ai ka qëndruar në një pozicion të rëndësishëm shtetëror pa u pajisur me certifikatë nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

“Papërgjegjshmëria politike e Ramës për të dërguar fillimisht një ushtarak si ministër ishte e papranueshme. Tani është dërguar një person që ka thyer ligjin për informacionin e klasifikuar. Në këtë vend ku skandalet plasin çdo ditë ky mund të duket i vogël, por kjo është shumë e rëndë. Në veçanti në momentin që ne jemi anëtarë të NATO-s ne nuk mund të kemi ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet e sigurisë. Si ministër i jashtëm ai ka thyer ligjin për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Unë i marr të mirëqena ato që thotë presidenti i Republikës. Sot informacioni ka një rëndësi të veçantë dhe si mund të lejojmë një person të tillë. Është e papranueshme që DSIK e ka lejuar këtë person në zyrat e shtetit pa certifikatë sigurie. Ndaj duhet një hetim i thellë për këtë çështje për të parë se çfarë informacionesh ka pasur në dorë ky njeri gjatë qëndrimit si zv.ministër i Jashtëm” – tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551