INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha bën deklaratën e fortë: Rama ka caktuar këtë deputet për lidhjet me kriminelët [FOTO]

Basha bën deklaratën e fortë: Rama ka caktuar këtë deputet për lidhjet me kriminelët [FOTO]

Publikuar më: 21:50 18-10-2018

Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për mbylljen e basteve sportive në fund të këtij viti.

Basha shprehet se kjo gjë do të bëj që pikat e basteve të monopolizohen dhe të jenë tërësisht në dorë të vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Kryedemokrati thekson se njerëzit e afërt të Ramës që kanë veprimtarinë e tyre në pikat e basteve apo të lojërave të fatit i kanë shitur aksionet pasi janë vënë më herët në dijeni nga eksponentë të qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, është shprehur se në rast se nuk pranohen pranohet zgjidhja politike e PD, qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet populli me çdo mjet. Basha thekson se do të ketë protesta të forta nga ana e opozitës, por sipas tij, nuk do të përdoret dhunë. Kryedemokrati tha se nuk është i gatshëm të shkelë në kufoma për të ardhur në pushtet, siç bëri Rama.

I pyetur për fotot e bëra publike nga Taulant Balla se ka dalë në krah të personave të inkriminuar, Lulzim Basha tha se situata e rendit në vend është e rëndë pasi qeveria është bërë njësh me botën e krimit.

“Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, por është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo” – tha Basha.

Basha është përballur me dhjetra foto të tij dhe deputetit Ervin Saliajni, që Taulant Balla ia la në dorëzim gazetarit Blendi Fevziu. Sipas Bashës, fotografitë nuk tregojnë asgjë, ndryshe nga mbi 50 udhëtime që Balla ka kryer me Edmond Begon.

“Po të dalim bashkë, mund të ketë 10-50 veta që do thonë hajde të bëjmë një foto bashkë, me mua apo me ty për shkak se jemi persona publik, absolutisht mund të jenë edhe njerëz me të shkuar kriminale. Por kjo nuk ka asnjë të krahasuar kjo me faktet që janë bërë publike, nuk ka të krahasuar me 57 udhëtimet të TIMS, nuk ka të krahasuar që sipas përgjimeve i thotë “takova Taulantin nga Librazhdi, e mora pakon vëlla””, u shpreh Basha.

fat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777