INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha bën fajtor Ramën: Jepi fund. Mos shpallja e emergjencës, kriminale

Basha bën fajtor Ramën: Jepi fund. Mos shpallja e emergjencës, kriminale

Publikuar më: 12:43 24-03-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po viziton zonën e përmbytur të Shkodrës. Basha i bën apel të fortë qeverisë dhe kryeministrit Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës sa më parë duke ngritur gishtin e akuzës ndaj tij. “Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës! Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit. Edi Rama ti japë fund heshtjes fajtore. Mos shpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”- shkruan Basha në faqen e tij në FB, ndërsa ka postuar foto që tregojnë situatën me të cilën përballen banorët e përmbytur.

basha_2.jpg

basha_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938