INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha bën paralajmërimin e fortë: Kemi fakte tronditëse

Basha bën paralajmërimin e fortë: Kemi fakte tronditëse

Publikuar më: 10:25 13-09-2018

Opozita e bashkuar është mbledhur sot në qytetin e Durrësit, duke bojkotuar seancën e Kuvendit. Kryetari i opozitës Lulzim Basha foli ndër të tjera për aksionin opozitar si dhe Vettingun në politikë. “PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha Basha. Kreu i opozitës u shpreh i bindur se mazhoranca do ta hedhë poshtë me votë sot dekretin e Presidentit për lojërat e fatit, ndërsa deklaroi se ligji korruptim do të anulohet kur ata të vijnë në pushtet. Basha i bëri apel kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi duke kërkuar prej tij që të publikojë online në faqen e Kuvendit projektligjin e depozituar nga opozita për vetingun në politikë.
“I jap këtë mesazh kryetaret të Kuvendit Gramoz Ruçi: Mos u sill si pronar kuplaraje po minimalisht respekto rregulloren e kuvendit, publiko online projekt-ligjin”-deklaroi Basha. Sipas tij mazhoranca po refuzon që të bëj publik draftin e propozuar nga demokratët. Kreu i opozitës lëshoi sërish akuza ndaj kryeministrit Rama dhe politikanëve të tjerë socialistë.
“Ruci me urdhër të Ramës, tash 5 ditë refuzon të publikojë pr/ligjin e propozuar nga opozita për vetingun e politikanëve dhe relacionin përkatës. Nxitojnë të fusin ligjin korruptive siç ai i lojërave të fatit. Por refuzojnë një detyrim ligjor siç është transparenca. Heshtja 48-orëshe, e kanë nxjerrë lakuriq Ramën, Ballës dhe Cyrbjes e 10-tra politikanëve të tjerë që s’janë gjë tjetër veçse zëdhënësit e bandave të krimit”, tha Basha.
Deputetët socialistë shprehen se opozita nuk ka përfshirë në draftin për Vettingun Politikë përfshirjen e hetimit te pasurisë së familjarëve. Basha u përgjigj duke deklaruar se, kjo gjë mund të bëhet edhe sot nga organi I akuzës. “…SPAK dhe Byroja e Hetimit e kanë juridiksionin e tyre dhe prokuroria mund të hetojë familjarët ndaj pretendimi se opozita kërkon të pengojë hetimin e familjarëve është gjëja më e trashë”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943