“Një sakrificë e vogël, por një kontribut i madh për Shqipërinë e re”, e quan Lulzim Basha bllokimin e trafikut kombëtar ditën e nesërme për një orë gjatë demonstratës së PD-së.
Basha i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës paqësore ditën e nesërme “për të bllokuar të keqen që t’i hapim rrugë të mirës për çdo shqiptar”.
Basha në Facebook:
Le të bëhemi bashkë nesër për të protestuar të vendosur dhe thellësisht paqësorë. Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël, por një kontribut i madh për Shqipërinë e re. Le të bashkohemi për të bllokuar të keqen që t’i hapim rrugë të mirës për çdo shqiptar.
Nesër nga ora 11:00 deri në 12:00, me bekimin e Zotit, me paqen në shpirtrat tanë, të lirë dhe të vendosur, le t’i themi ndal krimit, ndal drogës, ndal korrupsionit, për të siguruar të drejtën themelore të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të Republikës së Re të qytetarëve shqiptarë.
Askush nuk mund të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht. Askush nuk mund të ndalë dhe nuk do ta ndalë dot popullin të shprehë vullnetin e tij.