INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Deputetët në proces gjykimi jo më pjesë e Kuvendit

Basha: Deputetët në proces gjykimi jo më pjesë e Kuvendit

Publikuar më: 10:49 06-04-2016

Një ditë përpara mbajtjes së seancës Kuvendore, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi kryesinë e partisë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura është diskutuar mbi qëndrimin e demokratëve në Parlament, ndërsa për mediat Basha u shfaq kritik ndaj Kryeministrit Edi Rama. Kreu i demokratëve akuzoi qeverinë se po refuzon zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë Basha sheh me shqetësim dhe përbërjen e Kuvendit, ndërsa tha se deputetët, të cilët janë në proces gjyqsor nuk duhet të jenë pjesë e seancave plenare.

“Nuk ka më dallim midis policit dhe banditit, midis kryeministrit dhe kriminelit. Ka katër javë që mazhoranca nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të këmbëngulim për zbatimin e këtij vendimi. Nuk bëhet fjalë për emra, por për parime. Parimi është ky: deputetë që janë në proces gjykimi për vepra të rënda penale, nuk mund të jenë pjesë e seancës plenare deri në përfundim të procesit gjyqësor”.

Në ditët që flasim, vendi është kthyer në xhungël tha lideri i opozitë, ndërsa Ramës i bëri këtë thirrje:

“Duhet t'i jepet fund dhunimit të hapur të Kushtetutës. Vendi është kthyer në xhungël, ka rënë rendi kushtetues. Edi Rama duhet të zgjedhë: ose avokat i krimit ose reformator i drejtësisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213