Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po e kthen në kauzë çështjen e "vettingut" në politikë.
Basha publikoi një thënie të Paolo Borsellinos, sipas të cilit është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me mafien.
Borsellino është gjyqtar i vrarë me bombë nga mafia. Ai ishte një nga magjistrët më të rëndësishëm të vrarë nga mafia siciliane dhe mbahet mend si një nga simbolet kryesore të betejës së shtetit italian kundër mafies. Të dy Borsellino dhe Falcone u quajtën heronjtë e 60 viteve të fundit në botimin e revistës "Time" më 13 nëntor 2006. 47 persona u dënuan në lidhje me vrasjen e tij.