Ecja në rrugë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe protestuesve i ka prishur gjumin një qytetari. Ky i fundit i shtrirë në anën e bregut të lumit Lanë zgjohet dhe shikon i çuditur përreth ndërkohë që brohoritjet dhe zhurma e protestuesve jehonë në rrugë.