INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha dhe Rama “përplasen” në Kuçovë, ja deklaratat e tyre

Basha dhe Rama “përplasen” në Kuçovë, ja deklaratat e tyre

Publikuar më: 18:22 16-06-2017

Kreu i PD, Lulzim Basha, dhe kreu i PS, Edi Rama, kishin planifikuar të zhvillonin takimin elektoral në Kuçovë, ditën e sotme. Kreu demokrat ka mbërritur i pari në Kuçovë, teksa Rama ka qenë në Lapardha.

Basha shpërndau programin e PD-së në Kuçovë dhe u premtoi demokratëve se nuk do të bëjë pazar, as me LSI-në dhe as me PD-në.

“Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja”, tha Basha.

Basha ju tha qytetarëve se ulja e taksave, rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë prioriteti i qeverisë së re pas 25 qershorit.

Ai ka ftuar qytetarët të votojnë numrin 6-të për të ndryshuar gjendjen e keqe ku është futur vendin. “Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve.

Një ekonomi e fortë do mundësojë më shumë fonde për të rritur pensionet, për të paguar energjinë për familjet e varfra dhe për të mbështetur njerëzit në nevojë. Ftoj gjithë shqiptarët që të votojnë numrin 6 në zgjedhjet e 25 qershorit që së bashku të ndryshojmë gjendjen e keqe ku është vendi”, u shpreh Basha

Ndërkohë kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë për PS, sipas tij, për të bërë shtet.

Kryeministri deklaroi se më 25 qershor qytetarët nuk duhet të ndahen në majtas dhe djathtas dhe t’i ndajnë votat sa andej këndej, por të votojnë vetëm PS.

“Më 25 qershor mos ta ndajmë votën sa andej këndej, që mos të shkojmë sa majtas-djathtas, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa. Do luftojmë për ta rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Vetëm PS mund ta bëjë Shqipërinë shtet”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332