INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Disponoj vendimin final. Gjermanët i thanë jo integrimit të Shqipërisë në BE

Basha: Disponoj vendimin final. Gjermanët i thanë jo integrimit të Shqipërisë në BE

Publikuar më: 10:05 21-06-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sapo ka bërë një deklaratë të fortë në sallën e Parlamentit duke treguar se disponon një dokument që vërteton se Gjermania e ka marr vendimin e saj lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Basha tha se një ditë më parë u është dorëzuar final i Gjermanisë. Sipas liderit demokrat, dokumenti zbulon se Bundestagu gjerman ka vendosur ti thotë jo hapjes së negociatave të Shqipërisë. Basha shprehet se ky dokument i është dorëzuar edhe kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po përpiqet që të manipulojë të vërtetën. Mesa tregon lideri i opozitës, vendimi lidhur me integrimin e vendit tonë është marr pas takimit të dy liderëve, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

"Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë"-deklaroi Basha. Ai shton se nuk bëhet fjalë për vendimin e një deputeti apo disa përfaqësuesve, por për një vendim të marrë nga qeveria gjermane.

"Ashtu si Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi  që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht i Kristian Demokratëve, por i qeverisë gjermane, se Edi Rama ka gënjyer. Se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale e blerë prej tij"-deklaroi kreu i opozitës.

Por qeveria nuk ka folur deri më tani për ndonjë vendim të marr dhe aq më tepër për një vendim zyrtar të mbërritur në adresë të qeverisë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.001701831817627