INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha distancohet nga dhuna në protestat, flet dhe për integrimin, 'Shqipëria s’ mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra'

Basha distancohet nga dhuna në protestat, flet dhe për integrimin, 'Shqipëria s’ mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra'

Publikuar më: 09:24 20-05-2019

Kryetari i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha është distancuar nga aktet e dhunës të ndodhura në protestat e fundit ku janë hedhur bomba molotov në drejtim të institucioneve. “PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima - asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua - është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale”, është shprehur Basha në një intervistë për BBC World.

Kryedemokrati është pyetur nga gazetari nëse protestat e opozitës dëmtojnë proceset integruese të vendit në BE. Përgjigja e Bashës ishte kjo: “Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet”.
Në vijim Basha ka shtuar se tani më e rëndësishmja është zgjidhja e krizës. “Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe”, thotë kreu i demokratëve në BBC World.

Prej datës 17 maj kreu i PD ndodhet në Londër ku ka kryer shumë takime dhe ka treguar mbi gjendjen e Shqipërisë. Në Parlamentin britanik, Basha është shprehur se, “Vendi ndodhet në krizë të rrezikshme”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002277135848999