INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Dita e parë e kësaj reforme, dita e fundit e qeverisë Rama

Basha: Dita e parë e kësaj reforme, dita e fundit e qeverisë Rama

Publikuar më: 00:25 22-07-2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pari politikan që ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi pas një prononcimi për mediat. Kryedemokrati u shpreh se miratimi i saj është një ogur i mirë për drejtësinë ë gjithë shqiptarëve dhe se dita e parë e reformës në drejtësi, është edhe dita e fundit e qeverisë Rama.
Ja deklarata e Bashës për mediat:
“Reforma në drejtësi që sot u miratua me konsensusin e Kuvendit të Shqipërisë, paketa që kaloi me votat e deputetëve të mazhorancës e opozitës të bashkuar është një ogur i mirë për shqiptarët për drejtësi.
Është një ogur për çdo shqiptar, për drejtësinë e kushtutueshmërisë ku çdo drejtësi merret siç duhet. Kjo është një betejë që duhej ti bashkonte shqiptarët 1 vit më parë.
Falënderoj miqtë tanë, kancelarin Merkel, zv/sekretaren Nuland për mbështetjen që i dhanë opozitës së Shqipërisë.
Ne ishim në këtë betejë në emër të çdo qytetari, të votuesve tanë që sot janë më të shumtë, edhe të votuesve të qeverisë që sot janë në minorancë. Korrupsioni është në çdo zyrë të shtetit, papunësia ka kapur nivelet rekord, qeveria donte ta anashkalonte.
Dita e parë e Reformës në Drejtësi është edhe dita e fundit e kësaj qeverie. Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, që një qeveri e themeluar mbi korrupsion dhe krim, u detyrua që të votonte këtë reformë”

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166