INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Do iu jap qytetarëve të drejtën të shkarkojnë deputetët, ju tregoj mënyrën

Basha: Do iu jap qytetarëve të drejtën të shkarkojnë deputetët, ju tregoj mënyrën

Publikuar më: 18:46 04-06-2017

Gjatë një takimi elektoral me qytetarët në Librazhd, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se qytetarët do kenë mundësi të zgjedhin drejtpërdrejt deputetin dhe kanë të drejtë ta shkarkojnë nëse ai nuk iu përgjigjet.

“Në një demokraci evropiane janë njerëzit që kanë në dorë politikanet. Ketë kërkuam para 27 viteve dhe e realizuam vetëm pjesërisht. Koha ka ardhur për Republikën e Re, për demokracinë e vërtetë dhe kjo do nisë me ndryshimet kushtetuese. Ju do zgjidhni drejtpërdrejt deputetin dhe do të keni të drejtë ta shkarkoni para mandatit nëse nuk ju përgjigjet. Politikanët do jenë në mëshirën e qytetareve. Kjo reformë do bëhet. Kam 3 muaj qe flas për ketë që në çadrën e lirisë”- tha Basha.

Ndër të tjera kryedemokrati u shpreh se Republika e Vjetër është Edi Rama.

“Sot ka ndodhur me e habitshmja. Pas 1 jave e gjysme tallava karikatura çitjane, Edi Rama me ne fund vendosi te merret me politike. Ka kërkuar te ngriheni kundër Republikës se Vjeter. Republika e Vjetër është Edi Rama. Kryengritja filloi me 18 shkurt pazari i vjetër do marre fund ne 25 qershor. E vërteta është se Rama nuk mbajti dot asnjë premtim ndaj me konstatimin e sotëm ai pranon publikisht atë që çdo shqiptar e di. Ne 25 qershor firmosim fundin e Republikës se politikaneve dhe fillimin e Republikes se qytetareve”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0019559860229492