Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të ketë një takim shumë të afërt me presidentin amerikan Donald Trump. Ky fakt është zbuluar nga një fermer i Korçës, gjatë takimit elektoral që kryedemokrati zhvilloi këtë të enjte. Kreu i opozitës donte që ky lajm mos të bëhej publike dhe kjo për një tjetër arsye.
Fermeri:
“Uroj që presidentit Trump t'ia thuash këtë që po të themi ne Trump-it, kur të shkosh atje, se po i dëgjon”!
Lulzim Basha:
“Nga e more vesh ti, se do e takoj presidentin Trump?! Puna jote nga e more vesh, por mos na i hap sekretet kështu, se do mërzitet Ed Rama, se s'e takoi dot”!
Duke premtuar së me presidentin amerikan do të bisedojë mbi problemet reale të vendit, kryedemokrati deklaroi se dhe programi i PD-së për bujqësinë bazohet në tregtinë e lirë, ashtu si programi i presidentit amerikan Trump.
Lulzim Basha:
“Siç ma the Petrit, edhe unë do t'ia them presidentit Trump, kur ta takoj, të jesh i sigurtë. Do t'ia them që fermerët e Burimasit, e Devollit, të Zemblakut, të Korçës, të Zvelestës blu dhe fermerët e gjithë Shqipërisë presin që unë ta zbatoj modelin e tij, duke besuar fort te tregtia e lire, duke besuar fort tek globalizmi, por vetëm në kushte të ndershme”.