Lulzim Basha:
“Ta dije mirë çdo kush që godet qytetaret, që godet protest, do vijë ora që ti marrim zvarrë nga ky shesh… Doni luftë... luftë do të ketë por qytetarët do të fitojnë”.
Ky ka qënë paralajmërimi më i fortë i kryedemokratit Lulzim Basha nga “çadra e lirisë”, në ditën e 7 të protestës së opozitës. Kreu i demokratëve shkoi edhe më tej kur i bëri këtë thirrje qytetarëve.
Lulzim Basha:
“Shpojuani gomat e makinës, thyejauni dritaret, nxirrni zvarrë nga zyratat ata që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni”.
Për demokratët kjo protestë është lëvizje popullore, e cila do ti japë përgjigje të gjithë atyre që shkelin të drejtat e tyre.
Lulzim Basha:
“Nuk do qëndrojmë më këtu si dele, ne jemi në këmbë, do të luftojmë deri në fitore”.
Zgjedhje të lira e të ndershme është e vetmja zgjdhje, në të kundërt populli do të marrë vendimet e tij tha kryedemokrati Lulzim Basha.
Lulzim Basha:
“Kjo është lëvizje popullore pa kthim. Populli nuk ka më durim. Boll me provokime, boll me akte të paligjshme në kurriz të qytetarëve. Momenti po vjen, e ju nuk do të gjeni më vrimë miu ku të futeni”.
Një provokim i denoncuar sot nga Basha ka qenë dhe largimi nga RTSH i një punonjësi, pasi ka marrë pjesë në protest.
Lulzim Basha
“Thoma Gëllçi, o pleh do të të tërheqim zvarrë nga Televizioni Shqiptar”.