INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Do të verifikojmë të dhënat për çdo zyrtar, nuk tërhiqemi nga dekriminalizimi

Basha: Do të verifikojmë të dhënat për çdo zyrtar, nuk tërhiqemi nga dekriminalizimi

Publikuar më: 12:29 21-05-2016

Në një dalje publike para mediave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Kreu ka deklaruar sot, se deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë fshehin të shkuarën e tyre kriminale.
“Ata që kanë dalë dhe që pritet të dalin janë më se të mjaftueshëm për provuar mbushjen e institucioneve shtetërore me persona me rekorde kriminale”, u shpreh midis të tjerave Basha.
Duke përmendur disa emra,deputetësh e kryebashkiakësh që nuk kanë pranuar disa prej precedentëve të tyre penalë, Basha kujtoi se kur i kërkonte Ramës të mos i kandidonte, ai ironizonte dhe i merrte në mbrojtje ata. Kreu i opozitës tha gjithashtu se do ta vazhdojë betejën me dekriminalizimin, duke verifikuar të dhënat për çdo zyrtar.
“Informacionet e ardhura nga partnerët tanë dhe qytetarët tregojnë se shumë funksionarë të tjerë, kanë fshehur të dhënat e tyre në formularët e deklarimit. Rama është në fakt autori numër një i promovimit të individëve me rekorde kriminale në politikë, por, kjo ka filluar të zhbëhet dhe do të çmontohet deri në burmën e fundit siç kam premtuar kur e filluam këtë betejë. Pas kërkesës sonë, KQZ ka dorëzuar materialin e kërkuar për elitën politike të vendit, deputet, ministra, kryebashkiakë dhe me këtë nivel do të nisë dhe puna e PD për të ecur përpara me të dhënat që disponojmë ose që vazhdojnë të vijnë nëpërmjet qytetarëve shqiptarë. PD do ta materializojë këtë veprim në prokurori me emra konkretë”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040819644927979