INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit, ju tregoj provën [VIDEO]

Publikuar më: 18:14 21-10-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në rrjetin social facebook shkruan se të gjithë drejtorët e Ministrisë së Brendshme janë në shërbim të ish ministrit Tahiri dhe prishjes së Provave.

Basha publikon një video e cila shpjegon se gjatë momentit kur Tahiri po hynte në ambjentet e emisionit Opinion pranë tij është edhe drejtori i Planifikimit strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Loran Sevi.

Ai denoncon se ish ministri është marrë në mbrojtje nga Xhafaj dhe Rama. Një denoncim i tillë i ktyedemokratit vjen vetëm pak kohë pasi përfundoi mbledhja e Këshillit të Mandateve për Çështjen Tahiri ku u vendos se në Parlament do të shkohet me dy variante PS që kërkon hetim jo arrestim, dhe opozita që kërkon arrestimin e ish ministrit.

Postimi i Plotë

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës:
“Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin "Saimir Tahiri" 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në studion e "TV Klan".

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën

Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.
Bashkëlidhur "linkun" e Ministrisë së Punëve të Brendshme" në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049