INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha e Berisha, mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Basha e Berisha, mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Publikuar më: 14:48 21-08-2017

Liderët e opozitës kanë dhënë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Ish-kryeministri ka vdekur sot ndërkohë që ndodhej prej disa muajsh në një nga spitalet e Turqisë në gjendje koma pas sulmeve të pësuara në tru. Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se Bajram rexhepi ishte një shqiptar i madh.
Lulzim Basha
Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim. Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!
Edhe ish-lideri historik i PD-së Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ish-kryeminsitrin pët të cilin thotë se ishte një burrë i shquar e një luftëtar guximtar.

Sali Berisha

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!

Të dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbarë kombi humben sot një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, një shtetar të zotin, ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.
Me ketë rast le t'iu shprehim ne ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish kryeministrit të ndjerë Rexhepi, autoriteteve të Kosovës dhe të lutemi së bashku që shpirti i tij i mirë të prehet në paqe!

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768