Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka refuzuar ftesën e kreut demokrat Lulzim Basha për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Duke folur për mediat, Blushi është shprehur se nuk do të shkojë në protestën e opozitës. Blushi ka theksuar se nuk shkon në çadrën e Sali Berishës, por sipas tij, nëse protesta siguron standarte në zgjedhje, ajo duhet të përshëndetur.
“Nuk shkoj në çadrën e Sali Berishës. Nëse protesta e opozitës siguron standarte në zgjedhje duhet falendëruar”, ka thënë Blushi.