INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha e mbështetësit e PD-s përfundojnë në spital, policia sqaron detajet

Basha e mbështetësit e PD-s përfundojnë në spital, policia sqaron detajet

Publikuar më: 09:47 28-05-2017

Policia ka dhënë detajet e para të hetimit për helmimin masiv të protestuesve të opozitës dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përfshirë këtu edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Policia e Tiranës sqaron:

Policia e Tiranës sqaron se 50 persona kanë përfunduar në QSUT për trajtim mjekësore me simptoma të ngjashme, kryesisht dhe skuqje, ndërkohë që vetëm tre prej tyre kanë qëndruar në spital për mjekim të mëtejshëm.

Sipas policisë, këta shtetas kanë qenë pjesë e mitingut elektoral të Partisë Demokratike të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.

Njoftimi i policisë:

Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e sipërme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme per te përcaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717